Ambasadori austriak: Shqipëria do të çelë negociata për integrimin në BE në 2018

Ambasadori i Austrisë në Shqipëri Johan Sattler, deklaroi në një studio televizive se Shqipëria është gati të hedhë hapin tjetër në 2018. Vendet anëtare do ta vlerësojnë progresin që ka bërë vendi në drejtime të ndryshme.

“Përgjithësisht jam një person mjaft optimist, prandaj përgjigja ime është po, ne mund të hedhim hapin tjetër, 28 vendet do të vlerësojnë progresin, Shqipëria e di se do të vlerësohen puna dhe performanca në sektorë të ndryshëm si sundimin e ligjit, në luftën kundër krimit të organizuar, si edhe në disa sektorë të tjerë, dhe atëherë mendoj se do të ketë një mundësi të mirë për të hedhur hapin tjetër. Duke qenë se kam pasur kënaqësinë të punoj për një periudhë kohe edhe në shtete të tjera të rajonit, avantazhi i Shqipërisë në krahasim me shtete të tjera të rajonit është se nuk ka probleme me strukturën shtetërore, nuk ka probleme mes etnive të ndryshme dhe me e rëndësishmja, Shqipëria nuk ka problemin e dilemës Lindje- Perëndim”, tha ai. Sattler deklaroi gjithashtu se vendi ka edhe disa problem që e penalizojnë. Panorama e bizneseve nuk është fort e mirë. Problemi i korrupsionit gjithashtu është një disavanzhet për vendin, por ky është një problem në të gjithë rajonin. E rëndësishme është reforma në drejtësi, tha ambasadori, pasi kështu njerëzit do të krijojnë më shumë besueshmëri në sistemin gjyqësor.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet