Ambasadorja gjermane: ja çelësi për çeljen e negociatave

Ambasadorja Gjermane në Shqipëri, Suzanne Schutz, në lidhje me integrimin e vendit në BE, tha se reformat nuk duhet të jenë qëllim në vetvete. E rëndësishme para së gjithash, duhet të jetë qëllimi për përmismin e jetës së qytetarëve. “Të hapen vende pune, prej të cilave njerëzit të mund të jetojnë, të garantohet kujdes shëndetësor, të cilin njerëzit mund ta përballojnë financiarisht, të jepen oferta arsimore, që t’u përgjigjen kërkesave të cilësisë”. Shteti u duhet tu garantojë qytetarëve shëndetësi të mirë dhe me kosto të përballueshme, arsimim të lirë, vende të reja pune. Integrimi mund të përshkruhet së bashku me njerëzit. Pavarsisht kësaj përmbushja e 5 prioriteteve kyçe do ti hapë rrugën vendit drejt integrimit. Pas fjalëve të vijnë veprat, është shprehur ambasadorja. Procesi i vetingut, lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të drejtat e njeriut dhe pronësisë janë çelësi për hapjen e negociatave.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet