Austria mbyll kufirin me Italinë. Kontrolle të rrepta për shkak të koronavirusit

Për shkak të urgjencës së koronavirusit, Viena ka vendosur mbylljen e kufirit me italinë. Kancelari austriak Sebastian Kurz, ka dhënë vendimin një ditë më parë në mbrëmje. “Austriakët që ndodhen në Itali do të sillen në vend, por duhet patjetër të qëndrojnë për dy javë në vetëkarantinë”, ka deklaruar Kurz.

Ministri i Brendshëm Kark Nehammer, u ka bërë apel të gjithë austriakëve që ndodhen duke udhëtuar në Itali të kthehen urgjentisht në Austri. “Kontrollet në kufi do të jenë të imtësishme. Teksa tranziti për të hyrë në vend do të bëhet vetëm nga Austria”, ka shtuar Nehammer. Në kufi do të kontrollohen dhe fotografohen pasaportat për ata që hyjnë nga Italia. Austriakët që ndodhen aktualisht në Itali, do të vihen në kontakt nga qeveria dhe për ta do të organizohet një rriatdhesim.

Për të rritur kontrollin shëndetësor, Austria ka rritur struktura anti-emigracion të realizuara nga Brennero në vitin 2006 por që deri tani nuk është përdorur asnjëherë. Në brendësi të kufirit do të ngrihet një korsi me policë austriakë të cilët do të marrin kampione nga makinat në një zonë të hapur. Dy sanitarë do të kontrollojnë udhëtarët në nisje dhe mbërritje për të kontrolluar temperaturën dhe gjendjen shëndetësore.

Mbylla e kufirit nga ana e Austrisë nuk është koordinuar me Italinë, por thjesht është njoftuar ambasadori italian në Vienë duke marrë edhe vendimin. Austria madje ka vendosur të ndalojë çdo aktivitet në zonë të hapur me mbi 500 persona dhe të spostojë zhvillimin e aktiviteteve të parashikuara në sallat e mbyllura me mbi 100 persona.

Në vend janë regjistruar deri tani 157 raste të konfirmuara me virus. Por asnjë person nga autoritetet e vendit nuk ka problem shëndetësor. Përsa i përket Zvcirës, kufiri me italinë është mbyllur por jo për punëtorët e huaj. Për momentin nuk ka kontrolle të veçanta nëpër dogana.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet