BE arrin marëveshje për krizën emigratore

Liderët europianë kanë arritur një marëveshje për çështjen e emigracionit, të premten dt. 29 qershor, pas nëntë orë tratativa. Përfaqësuesit e shteteve anëtare u mblodhën në Bruksel gjatë dy ditëve të fundit për të diskutuar ngjarjet e fundit mbi menaxhimin e krizës me emigrantët. Vendet ranë dakord për një forcim të kufinjve të jashtën të BEsë. "Kjo sfidë nuk duhet të përballohet nga vetëm një shtet anëtare". KE është e vendosur të parandalojë rritjen e fluksit, siç kishte ndodhur në vitin 2015, dhe vuri kusht eliminimin e emigracionit klandestin. Përsa i takon trajektores së Mesdheut qendror, shtetet ranë dakord për të intensifikuar sforcot dhe për të ndaluar trafikantet që punojnë në Libi e gjetkë. Presidenti francez Emmanuel Macron, tha se marëveshja europiane prevalonte interesin kombëtar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet