BE delegacion në Shqipëri, por eksperienca ka treguar se kjo nuk funksionon...

Në Shqipëri pritet të vijnë të mërkurën deputetë të Parlamentit europian, të cilët do të fillojnë takimet me Partinë demokratike, në tentativë për ti bindur të kthehen në Parlament. Ata do të përpiqen të kuptojnë më saktë arsyet e tyre dhe do të krijojnë një panoramë të qartë të situatës politike në vend. Delegacioni i Komisionit të jashtëm në parlamentin europian do të dalë dh në një komunikatë për shtyp, pas këtyre takimeve. Ministria e jashtme gjermane kishte thënë se dorëheqja ishte një veprim i gabuar dhe se Kuvendi ishte platforma e duhur për zgjidhjen e problemeve. Akuzat për vjedhje votash duhet të gjykohen nga Gjykatat dhe organet e tjera të drejtësisë. Kjo nuk është hera e parë që delegacionet e BEsë vijnë në Shqipëri në tentative për të zgjidhur krizat politike, por eksperienca ka treguar se kjo nuk ka funksionuar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet