BE dhuron pajisje mjekësore, në pritje dhe 2 donacione të tjera

BE i dhuron vendit tonë të tjera pajisje mjekësore për të përballuar luftën me armikun e padukshëm, Covid-19. Në një dalje për mediat ambasadori i BE Luigi Soreca u shpreh se do të ketë edhe 2 donacione të tjera në vazhdim për vendin tonë, pasi siç theksoi ai lufta me Covid nuk ka mbaruar. “Janë bërë 3 donacione të mëparshme dhe do tën kemi edhe 2 të tjera, për arsye se lufta ndaj Covid nuk ka marrë fund. Më lejoni që edhe unë ti bashkangjitem thirrjes tuaj që i bëtë qytetarëve për të resoektuar regullat e caktuara dhe rregullat që rrjedhin nga akti niormativ i miratuar nga qeveria. Në fakt sigurisht që këto paisje të reja që janë sjellë japin një ndihmesë tejet të vyer në luftën kundër Covid, megjithatë ata nuk mund të trajtojnë kurrë atë sjellje që është më e rëndësishmja, por smund të trajtojnë sjellen e qytetarëve”. Në fund të konferencës ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, dhe ambasadori u takun duke bashkuar grushtet në zbatim të protokolleve të sigurisë dhe në shenjë solidariteti në luftën ndaj COVID.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet