Maja Kocijancic

BE flet qartë: shqiptarët kanë një Parlament funksional, zgjedhjet duhet të mbahen

Bashkimi Europian nuk i jep të drejtë opozitës për djegien e mandateve, dhe as Presidentit Ilir Meta që vendosi të çdekretojë zgjedhjet. Zgjedhja për të lënë mandatet ka qënë e qëllimshme dhe aktualisht Parlamenti i Shqipërisë është plotësisht funksional. "Përfaqësuesit e opozitës janë zëvendësuar në Parlament, i cili funksionon plotësisht. Tani është thelbësore që të ruhet e drejta kushtetuese e qytetarëve shqiptarë për të votuar në zgjedhjet lokale dhe për të siguruar vazhdimësinë e qeverisjes lokale. Ne përsërisim thirrjen tonë për të gjitha palët që të angazhohen urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike”, thuhet në deklaratën e zëdhënëses së BEsë Maja Kocijancic.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Firduz Mehja   e Martë 11 Qershor, 2019

    Kshu praaaaa BEja foli "qart"bani cer te doni dhe do na shifni nga ballkoni.