BE po vendos për liderët e rinj, moment kompleks

Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, ambasadori Luigi Soreca u shpreh sot se Rumania gjatë Presidencës së BE ka dhënë rekomandime pozitive për Shqipërinë. Duke folur në veprimtarinë përmbyllëse të Presidencës Rumune të Këshillit të Bashkimit Europian, e cila u mbajt në Shtëpinë e Europës në Tiranë, Soreca tha se gjatë Presidencës rumune pati zhvillime të rëndësishme brenda bashkimit Europian, por edhe në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Soreca u shpreh se, një element i rëndësishëm i Presidencës së Rumanisë është organizmi i Samitit të 9 Majit që ka marrë vëmendjen e Europës.

“Ne po mirëpresim presidencën e radhës. Samiti i 9 Majit ka qenë shumë i rëndësishëm për të gjithë punën tonë dhe kjo ishte ndër ngjarjet kryesore të presidencës rumune. Pjesë e axhendës ka qenë edhe zgjerimi i mëtejshëm i hapësirës së BE, duke plotësuar kushtet dhe standardet”, tha Soreca.

Soreca u shpreh se muajt e ardhshëm BE do të fillojë nga puna me institucionet me drejtuesit e rinj. Me 15 do të jetë debati në PE sa i përket dhe Presidentit të ri të KE që është fillimi i kompozimit të BE.

“Ashtu siç e kanë thënë krerë të lartë të BE, presidenca rumune ka bërë shumë, i jap urimet e mia presidencës rumune për punën që ka bërë gjatë gjithë kësaj periudhe. Patjetër që është përballur me një moment kompleks. BE po vendos liderët e rinj. Po bëhet një reformim i ri i pozicioneve në Bashkimin Europian. Pozicionet e reja të Komisionit Europian e marrin detyrën në fillim të tetorit. Ekzekutivi me siguri po merr detyrat e reja. Është periudhë e ngjeshur për BE. Urime për punën që keni bërë gjatë gjithë kësaj kohe nën presidencën rumune”, tha Soreca.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet