BE synon të përgjysmojë emetimet deri në 2030

Ulje të emetimeve gjatë 10 viteve të ardhshme me të paktën 55%, krahasuar me nivelet e vitit 1990, e arritshme në një nivel ekonomik të favorshëm për Europën për vitin 2030, është dokumenti që do të paraqitet nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Synimi aktual për uljen e emetimeve deri në 2030 është 40% krahasuar me 1990.

Sipas draftit, i cili mund të modifikohet ende, Komisioni Europian do të propozojë të përfshijë në ligj objektivin e uljes së emetimeve me të paktën 55% deri në 2030 për klimën dhe do ta bëjë të detyrueshme në nivelin e BE-së.

Komisioni kërkon ta shtrijë atë në sektorin detar, ajror dhe rrugor.

Kufijtë e rinj të CO2 të vendosur për prodhuesit do të luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm në lëvizshmërinë me emisione zero.

Përpjekje më të mëdha do të kërkohen gjithashtu nga bujqësia, megjithëse duke marrë parasysh kufijtë e përshtatshmërisë së sektorit.

Dokumenti synon të hapë një debat që do të zgjasë gjithë vjeshtën, kështu që gjatë nëntë muajve të ardhshëm Komisioni do të propozojë një rishikim të legjislacionit mbi klimën dhe energjinë, me vëmendjen më të madhe për potencialin e burimeve të rinovueshme dhe efikasitetin e energjisë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet