Igor Soltes

BE: Kosova është larg lëvizjes së lirë

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Europian, Igor Soltes, u ka kujtuar dje politikanëve kosovarë kohën kur vendi ishte shumë afër heqjes së regjimit të vizave për qytetarët, para se të shprehte kritikat për dështimin e qeverisë në rekomandimet kryesore të bllokut. Ai tha se këshilla e paraardhëses së tij, Ulrike Lunacek, për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi nuk u dëgjua, ndërsa premtimet e politikanëve në fushata shpeshherë nuk përputhen me realitetin. “Në vitin 2016 Kosova ishte në bordin e trenit të liberalizimit të vizave, së bashku me Gjeorgjinë dhe Ukrainën. Duke i ditur mirë procedurat e brendshme të BE, paraardhësja ime Ulrike Lunacek i paralajmëroi shumë herë politikanët e Kosovës se humbja e atij treni do ta ngadalësonte procesin pafundësisht. Kjo është arsyeja pse ajo insistoi në ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi sa më shpejt që të jetë e mundur. Por këshilla e saj nuk u dëgjua. Kosova tani është jashtë trenit dhe ende nuk e dimë kur Kosova do të jetë në gjendje ta kapë përsëri atë. Kjo ka qenë një mundësi e humbur dhe tash qytetarët e Kosovës po e paguajnë koston e kësaj”, tha Soltes.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet