BE: Marrëveshja e Brexit nuk rinegociohet

BE paralajmëron dhe një herë në drejtim të kryeministrit të ri britanik, se marrëveshja e Brexit nuk mund të ndryshohet, në mbyllje të samitit të 27-ve të premten në Bruksel.

‘’Ne jemi të hapur për diskutime për sa i takon marrëdhënieve të ardhshme mes Britanisë së Madhe dhe BE-së, nëse mund të ketë ndryshim të qëndrimit të Britanisë së Madhe, por marrëveshja e largimit nuk është e hapur për rinegocim’’, deklaroi presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk gjatë një konference shtypi.

Bisedimet për Brexit mes të 27, të mbledhur sot pa kryeministren britanike në lidhje me largimin e Theresa May, nuk zgjatën më shumë se dhjetë minuta, sipas një burimi europian.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet