Bilanci 2021-2027. Bashkimi Europian përgatit planin 6 vjeçar të europës

BRUKSEL- Gjatë këtyre ditëve institucionet europiane dhe vendet pjestare janë duke bërë bilancin e një kohe të gjatë për Bashkimin Europian, për periudhën 2021-2027. Problemi i buxhetit është edhe çështja më komplekse mes propozimeve të Komisionit Europain, konsiderata e Parlamentit Europian dhe pjesmarrja e vendeve të ardhura së fundit në Këshillin Europian.

Bilanci 2021-2027 është special për shumë motive. Fillimisht duhet bashkëpunimi në grup nga komisionerja e re e BE-së, Ursula von der Leyen, ndërsa impulsi ambicioz i “paktit të gjelbër” duhet të vendosë Europën në kontinentin e parë neutral nga pika e lëshimit të gazit serrë brenda vitit 2050. Duhet që një pjesë e faktit nga komisioni i propozuar të shkurtohen ndihmat në agrikulturë, shkurtimi i mbledhjes dhe përdorimit të peshkut dhe ngritjen e fondeve për kapital në aksionet për klimën si dhe mekanizimin për transaksionet e sakta financiare.

Çështja më delikate është kontrolli i emigracionit dhe kontrolli i kufijve, nga ku do të vihen në përdorim mbi 2.7 për qind e resursve dhe siguria e mbrojtjes së kufijve. Tenkologjia dhe ekonomia dixhitale do të marrë 14 për qind të buxhetit. Edhe resurset e politikës së afrimitetit dhe politikës së jashtme do të ketë një rritje në buxhet.

Spanja është i vetmi vend që ka koleksionuar numrin më të madh të denoncimeve në parregullsi gjatë raportit më të fundit në OLAF. Por duket se gjithçka do të vendoset nga situata ekonomike dhe kushtet që do të vijnë gjatë këtyre viteve. Një pjesë e madhe e vendeve të BE-së, më tepër kanë dhënë se kanë marrë nga Brukseli.

Këtu bëhet fjalë për njërin nga argumentat mbi të cilat liderat europianë janë më të prirur për të mos qenë dakord. Dhe përsa i përket tratativave për bilancin e këtij gjashtë vjeçari, asgjë nuk dihet se ç’mund të ndodhë me BE-në.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet