Brexit. Çfarë duhet të dinë qytetarët e BE-së që jetojnë në Britaninë e Madhe

Në dokumentin e marrveshjes mbi Brexit, është prezent edhe një seksion dedikuar të drejtave të qytetarëve të Bashkimit Europian të cilët aktualisht jetojnë në Britaninë e Madhe. Nëse jeni njëri prej tyre, ja gjithçka që duhet të dini.

A do të jem në gjendje të vazhdoj të jetoj dhe punoj në Britani pas 29 marsit 2019, kur Britania e Madhe të jetë jashtë Bashkimit Europian?

Po. Do të jenë në listën e marrveshjes të drejtat e qytetarëve të BE-së në Britaninë e Madhe dhe të qytetarëve britanikë në BE. Nëse jeni vërtet nga BE-ja dhe keni shkuar në Britani në mënyrë permanente për pesë vjet deri në fund të periudhës së tranzicionit “aktualisht 31 dhjetor 2010”, do të jeni në gjendje të vazhdoni të jetoni në Britani si më parë.

Po nëse deri në fund të periudhës së tranzicionit nuk do të jetoj në Britani për pesë vjet?

Do të jesh akoma në gjendje të kesh të drejtën e lejës së qëndrimit duke jetuar për pesë vjet në Britani.

Statusi im si banor i përkohshëm do të jetë automatik, pa ligjet e reja për mua?

Jo. Do të duhet të kërkosh statusin e ri të lejës së qëndrimit jo më pak se gjashtë muaj para përfundimit të periudhës së tranzicionit.

Familja ime mund të vijë në Britaninë e Madhe?

Po. Të paktën familjarët më të afërt. Megjithatë, marrveshja thekson qartë se ka disa kushte për ata që janë familjarë të ngushtë ose partnerë.

A do të jem në gjendje të punoj në Britani?

Po. Do të kesh në përgjithësi të gjitha të drejtat që ke tani në vendin aktual.

Do të jem në gjendje të hyj dhe dal në territorin britanik sa herë që dua unë?

Po. Padyshim. Gjatë periudhës së tranzicionit, përderisa ke një pasaportë të vlefshme ose kartë identiteti të lëshuar nga njëri prej vendeve të Bashkimit Europian. Pas kësaj periudhe, pjestarët e familjes që duan të vijnë në territorin britanik, mund të pajisen me vizë.

Jam në qytetar i BE-së, por nuk kam shkuar ose punuar në Britani. Dua të di nëse kam nevojë për vizë pas periudhës së tranzicionit. Cilat janë të drejtat e mia?

Kjo është një pyetje shumë e mirë. Por për këtë pyetje nuk ka asnjë shpjegim zyrtar në dokumentin në fjalë.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet