Brexit, May kërkon një shtyrje të re për negociatat

Kryeministrja britanike, Theresa May nuk pritet t’i kërkojë BE-së një shtyrje të gjatë të datës së Brexit, aktualisht e caktuar më 29 mars, raportoi sot BBC-ja, duke cituar një burim të afërt të qeverisë. ”Kryeministrja nuk do të kërkojë një shtyrje të gjatë. Është e justifikueshme t’i jepet pak më shumë kohë Parlamentit për të rënë dakord për një zgjidhje’’, deklaroi për median një burim nga Downing Street. E pyetur nga media, Downing Street nuk e konfirmoi informacionin. Të martën, zëdhënësi i Theresa May njoftoi se liderja konservatore do t’i shkruante Donald Tusk, presidentit të Këshillit Europian në lidhje me një shtyrje të nenit 50 të traktatit mbi Bashkimin Europian, në bazë të të cilit data 29 mars u përcaktua për Brexit. /Ata/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet