Brexit, Parlamenti JO propozimeve të May: Londra afër ''No Deal''

BRUKSEL - Edhe më pesimistët nuk e prisnin një rezultat kaq negativ për Theresa May. Në Westminister mbrëmë në darkë marëveshja e divorcit ndërmjet Londrës dhe Brukselit 'u dogj' nga parlamenti Britanik më mazhorancë votash, më shumë se 200. BE tani po pret propozimet e Britanisë mbi zgjidhjen e kësaj situate të vështirë, në tentativë për të evituar një dalje të fortë nga Unionit më 29 Mars. Ndërkohë në Strasburg po mbahet një debat i gjerë mbi mundësinë e modifikimit të marëveshjes Brexit. Nga kryeqytetet europiane kanë ardhur sinjale shqetësimi, ndërsa pritet që Londra të dalë me një vendim mbi Brexit. Ministri i financave gjermane Olaf Scholz foli për "ditë të vështira për Europën" ndërsa kryeministri belg Charles Michel kërkon nga Londra "veprime të përgjegjshme". Zëdhënësi i këshillit Europian Preben Aamann ka kërkuar nga 27 vendet që "të qëndrojnë të bashkuar" si kurrë më parë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet