Brexit: shumë vende të BEsë po diskutojnë dhënien e dyshtetësisë

Shumë vende europiane nuk e lejojnë akoma dyshtetësinë. Nëse qyetarët e tyre kërkojnë një pasaportë britanike përpara Brexit, do të jenë të detyruar të braktisin shtetësinë e tyre origjinale. Vazhdon ende lufta për të drejtat e qytetarisë në vendet e Bashkimit Europian, pasi shumë europianë të cilët jetojnë në Britaninë e Madhe, janë duke marrë në konsideratë nëse do të aplikojnë për shtetësi britanike ose jo.

Edhe pse është një proces tepër i gjatë dhe i kushtueshëm, gjithçka do të bëhet e ditur pas marsit të vitit 2019. Problem edhe për mbi 100 mijë qyetarët holandezë që jetojnë në Britaninë e Madhe, pasi autoritetet e vendeve të ulëta kanë lajmëruar se “marrja e pasaportës britanike do të thotë lënia e pasaportës holandeze”.

Por qeveria holandeze ende nuk e ka marrë zyrtarisht një vendim të tillë. Vetëm një pjesë e vendeve europiane nuk e autorizojnë zyrtarisht dyshtetësinë si Austria, Estonia, Lituania, Holanda, Norvegjia, Polonia dhe Sllovakia. Në Austri, ku dyshtetësia është e ligjshme, kanë nisur debatet e forta në lidhje me numrin e madh të personave me origjinë turke të cilët jetojnë në këtë vend.

Megjithatë, për qytetarët e vendeve të ulëta të cilët jetojnë jashtë vendit, deklarata në lidhje me shtetësinë e tyre do të sjellë humbje të disa prej të drejtave demokratike me të cilat kanë lindur, si e drejta për të jetuar dhe punuar në vendin e origjinës. Për të gjithë ata që ndodhen në Britaninë e Madhe, mundësia tjetër nuk është ende e qartë për marrjen e shtetësisë britanike, pasi mund t’u kushtojë probleme në sektorin ku punojnë dhe të drejtat themelore.

Danimarka është njëri nga vendet e fundit të BE-së që po diskuton në lidhje me dyshtetësinë, me ligjin e ri të vitit 2015. Por Brexit ka nisur të sjellë debate në pjesën më të madhe të vendeve të tjera. Edhe Norvegjia duket se do të nisë të hapë ngadalë portat, pasi partia më e madhe në qeveri ka votuar në favor të dyshtetësisë në mars të këtij viti. Parlamenti lituanez ka propozuar krijimin e një ligji në prillin e kaluar për të detyuruar lituanezet të mbajnë pasaportën e tyre balltike.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet