Brexit, Van der Bellen: vështirësitë do të jenë të pashmangshme, por të menaxhueshme

Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen shpreson se Britania të mbetet në Bashkimin Europian, pasi marrëveshja e Brexit të BE të hidhej poshtë në Dhomën e Komuneve. ”Refuzimi është për të ardhur keq, por shpresoj se dera për të qëndruar është ende e hapur”, deklaroi Van der Bellen. ‘’Megjithatë, ky vendim është në duart e popullit britanik”, shtoi ai. Mundësia e një daljeje pa marrëveshje, u rrit pas votimit të së martës. ”BE-ja dhe shtetet anëtare duhet të përgatiten tani seriozisht për këtë lloj skenari. Vështirësitë do të jenë të pashmangshme, por të menaxhueshme”, theksoi presidenti austriak. ‘’Gjëja më e rëndësishme tani është sigurimi i qartësisë dhe sigurisë për austriakët në Britaninë e Madhe si dhe për britanikët në Austri dhe kompanitë e vendeve tona’’, tha ai. /Ata/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet