Brexit, marëveshja mund të shtyhet deri në Qershor

Siç kishte deklaruar më parë kryeministrja Theresa May, do të qëndronte në krye të qeverisë për të vazhduar negociatat me Brukselin, në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare, e cila do të kënaqte dhe mazhorancën parlamentare. Kjo e fundit dje dogji marëveshjen mbi Brexit. May tani ka kohë deri më 29 Maj për të sjellë në shtëpi një marëveshje e cila do të mbledhë të gjitha forcat politikë, qeverinë e saj dhe parlamentin. Periudha e tranzicionit mund të skadojë më datë 29 Mars, por BE mund ta zgjasë deri në Korrik. Nëse Britania do ta shtyjë këtë marëveshje ajo duhet të jetë pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare europiane dhe duhet të përgatisë një fushatë elektorale shpejt.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet