Brexit mund të shtyhet për 12 muaj

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk kërkon të propozojë një shtyrje, fleksibël, siç e konsideron ai, prej 12 muajsh për çështjen Brexit, sipas BBC. ”Plani i tij do të lejonte Britaninë e Madhe të largohej më parë nga BE, nëse parlamenti britanik do të ratifikojë një marrëveshje, por propozimi duhet të pranohet nga udhëheqësit europianë në një samit të jashtëzakonshëm, të planifikuar javën e ardhshme’’, shpjegon BBC. Britania e Madhe kishte planifikuar të largohej përfundimisht nga BE më 12 prill të këtij viti, por pas disfatave të njëpasnjëshme të kryeministres May në parlament, vendi ndodhet në një pasiguri për atë çfarë do të arrihet mes palëve MB-BE.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet