Brexit: Anglia do të jetë jashtë BE më 29 mars, nuk ka tentativa për të bllokuar procesin

Britania e Madhe do të dalë nga BE të premten, më 29 mars 2019, në orën 23:00. Kështu ka deklaruar kryeministrja britanike Theresa May, duke vendosur një herë e mirë të zezën mbi të bardhë. Ajo deklaroi se askush nuk duhet të përpiqet të ndryshojë apo pengojë këtë vendim, pasi tanimë nuk ka kthim pas. May u shpreh se kohët e fundit ka pasur zëra që kanë synuar të ndryshojnë këtë fakt, por qeveria britanike është e vendosur për ta përfunduar këtë proces në një mënyrë demogratike. Ish ambasadori britanik i BE-së tha se në cdo moment Anglia mund ta ndryshojë këtë vendim dhe kjo do të lumturonte partnerët europianë. Këtë fakt ish ambasadori e theksoi për të sqaruar avokatët e Brexit, të cilët thanë së ky vendim nuk mund të kthehet më. Diskutimet mes Britanisë dhe BE do të vazhdojnë edhe në javët e ardhshme, për të përcaktuar mardhëniet që do të kenë pas ndarjes së Anglisë nga BE. "Diskutimet ishin në thellësi, sqarime dhe punë teknike", - kështu u shpreh kryenegociatori për BE, Michel Barnier në fund të raundit të gjashtë të bisedimeve, në një konferencë të përbashkët shtypi me negociatorin britanik David Davis. Barnier përsëriti vullnetin për të gjetur një konsensus mbi rendin e parë të diskutimeve (qytetarët, kufijtë e Irlandës) përpara takimit të dhjetorit. “Progresi është i nevojshëm brenda dy javëve të ardhshme për të ecur përpara, që nga dhjetori e tutje, për të diskutuar fazën e dytë, domethënë marrëdhëniet e ardhshme midis BE-së dhe Britanisë”, u shpreh kryenegociatori i BE.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet