Brexit: Britania e Madhe dhe BE arrijnë marrveshjen

Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian arritën të nënshkruanin marrveshjen e rëndësishme për të cilën nuk ishin dakortësuar disa muaj më pare.

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker dhe kryeministrja britanike Theresa Maj njoftuan në një konferencë shtypi në Bruksel paktin që për disa muaj i kishte pezulluar bisedimet mes tyre.

Çështja thelbësore, që të dy palët arritën të nënshkruanin një marrëveshje ishte çështja historike e kufirit irlandez. Diskutimet tani mund të kalojnë në një fazë të dytë dhe mudn të arrihet një marrëdhënie tregtare në të ardhmen midis Britanisë së Madhe dhe BE.

Në këtë marrëveshje është bërë pakti për tri çështje kryesore: Brexit “divorc" i Britanisë nga BE, të drejtat e shtetasve të BE në Mbretërinë e Bashkuar pas Brexit dhe kufiri irlandez.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet