Brexit: një ''no deal'' shqetëson tregjet, rihapet debati

Ka gjithmonë një moment qetësie para stuhisë. Politika britanike dhe kryeministrja Theresa May do të rihapin debatin javën që vjen në prag të 14 janarit, datë që i hap përfundimisht derën Britanisë së Madhe. Marëveshja e cila nuk është aprovuar ende nga Palamenti, ka kaluar në një analizë. Divorci përfundimtar pritet të mbyllet jo më vonë se data 21 Janar. Deri atëherë Londra duhet të vendosë nëse do të bindet, ose eventualisht të përgatisë planin B. për një "No Deal" të mundur. Brukseli ka thënë se zgjidhjet janë të mundshme. Hë për hë nuk do të ketë negociata të tjera ndërmjet BEsë dhe Londres. Mungesa e marëveshjes ndërmjet BM dhe BEsë ka shqetësuar tregjet. Londra ka kërkuar të intensifikojë planin e emergjencës së daljes, duke bërë një analizë të kujdeshme të pasojave përmes një fushatë sensibilizuese për impaktet potenciale që do të ketë. Në ndërrimin e viteve yjet e artit dhe kinematografisë kanë hedhur fishekzjarre pro-europiane në qiejt e Londrës, duke provokuar reagime tek pjesa tjetër e popullsisë, që ka votuar pro referendumit për daljen nga Unioni.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet