Britania e Madhe po shkon drejt një daljeje pa marrëveshje nga BE

Ministrja e Jashtme austriake, Karin Kneissl deklaroi se Britania e Madhe po shkon drejt një daljeje pa marrëveshje nga BE.

”Ka pasur tregues të shumtë që tregojnë se po shkojmë drejt një Brexit-i të vështirë”, tha Kneissl për CNN.

”Kishte një mënyrë për të trajtuar Brexit, madje edhe një Brexit të ashpër, por gjëja e rëndësishme ishte përfundimi i paqëndrueshmërisë. Ekziston një boshllëk ligjor dhe politik nëse Britania e Madhe do të largohet nga BE më 29 mars pa realizuar një marrëveshje daljeje”, shtoi ajo.

Si një shembull për këtë situatë të vështirë, Kneissl përmendi tregtinë detare.

‘’Anijet që lënë portet britanike për në Australi do të arrijnë destinacionin e tyre rreth 29 marsit. Ato nuk dinë se çfarë lloj dokumentesh doganore do t’u nevojiten, pasi për momentin, më 29 mars, nuk do të ketë strukturë ligjore për dorëzimin e mallrave’’, theksoi Kneissl. /Ata/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet