Britania nuk do të ngelet peng i askujt

Theresa May ndodhet në një takim më krerët e BEsë për marëveshjen e Brexit. May thotë se vendi i saj nuk do të ngelet peng i planit të masave të BEsë. Për të shmangur kthimin e kontrolleve të kufirit irlandez nuk duhet të ekzistojë ndonjë marrëveshje tregtie midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE. Ajo do të thotë se marëveshja duhet të ndryshojë nëse do të fitojë mbështetjen e deputetëve që i kërkuan asaj të kërkojë "marrëveshje alternative" kur kundërshtoi paktin muajin e kaluar. Megjithatë, BE ka përjashtuar në mënyrë të përsëritur ndryshimin e marrëveshjes së tërheqjes. Vizita e May është lënë në hije si pasojë e 'shpërthimit' të mërkurën të Donald Tusk, i cili deklaroi se ka një "vend i veçantë në ferr" për ata që lobuan për Brexit pa një plan për ta dorëzuar atë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet