Britania zyrtarisht jashtë BEsë

"Britana do të shkëputet zyrtarisht nga Bashkimi Europian më 29 mars të 2019". Këtë vendim të prerë e ka deklaruar kryeministrja britanike, Theresa May, duke vendosur përfundimisht të zezën mbi të bardhë. Kryeministrja shpjegoi vendimin e saj në një fjalim sot në Daily Telegraph, duke deklaruar se "nuk do të tolerojë asnjë përpjekje për të bllokuar daljen nga BEja".

Në këtë pikë kryeministrja ishte shumë e vendosur duke pretenduar se qeveria është e gatshme për të dëgjuar idetë për përmirësimin e situatës, por nuk do të lejojnë format e pengimit apo tentativat për të bllokuar procesin demokratik për daljen nga BEja .

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet