Theresa May

''British first'', May rregulla të reja për emigracionin
Merkel, të ndalojmë ''cherry picking''

Një version british i modelit Trump pritet të adoptohet shumë shpejt nga qeveria e May-t. Dokumenti sekret, por që nuk është më i tillë për shkak të publikimit që i bëri Guardian, përmban 82 faqe, me të gjitha masat e mundshme që do të marrë Qeveria britanike, për të rregulluar emigracionin pas Brexit.

Teksti po konsultohet ende ndërmjet ministrave të May, dhe është objekt negociatash më Bashkimin europian. Masat priten të hynë në fuqi më 29 Mars 2019, datë kur është parashikuar të mbyllen negociatat me Brukselin, e që lidhen më punëtorët e kualifikuar e jo të kualifikuar, bashkimet familjare dhe turizmin.

Sipas dokumentit, Britania do të pranojë vetëm emigrantët europianë të kualifikuar, shumë të kualifikuar. Që nga Janari Angela Merkel u kishte kërkuar vendeve të BEsë të pengojnë tentativën e Theresa May-t për “cherry picking”, pra të pranojë në Britaninë e Madhe vetëm përsonat me titull të lartë studimi. Kancelarja kishte nuhatur tentativën e May-t. Në fakt në dokument thuhet se emigrantët europianë të kualifikuar mund të qëndrojnë në BE deri në pesë vite, ndërsa të tjerët tre. Mbi të gjitha dokumenti rregullon qartë se shtetasit britanikë do të kenë precedencë për vendet e punës, para atyre jo britanikë.

Nesë ky dokument do të aprovohet, kjo do të ndryshojë dhe rregullat e kufirit: sigurisht jo mure, por më shumë kontrolle. E njëjta gjë dhe për nënshtetasit europianë, të cilëve nuk do t'u mjaftojë më vetëm një kartë identiteti.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet