Cakaj-Hahn: Presim që Këshilli i BEsë të veprojë bazuar tek meritat dhe faktet

“Presim që Këshilli i BE-së të veprojë bazuar tek meritat dhe faktet. Tani është radha e BE-së për të vendosur”, deklaroi sot ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj. Ai u takua në Bruksel me Komisionerin e Zgjerimit, Johannes Hahn. “Shkëmbime të pikëpamjeve me Johannes Hahn në vijim të rekomandimit të Komisionit Europian për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë. Presim që Këshilli i BE të veprojë bazuar tek meritat dhe faktet. Tani është radha e BE për të vendosur”, tha Cakaj. Ndërsa Komisioneri Hahn pas takimit u shpreh se, "Një takim i mirë me Gent Cakaj për të diskutuar vazhdimësinë e paketës së zgjerimit. Komisioni i BE propozoi hapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë, bazuar tek faktet. Topi tani është tek Këshilli i BE. Besueshmëria e BEsë është vendimtare", tha ai.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet