Conte: ''Të punojmë së bashku për arritjen e objektivit të zgjerimit të Bashkimit Europian''

Kancelarja gjermane Angela Merkel kërkon më tepër impenjim nga vendet e Unionit për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Strategjia e italisë dhe gjermanise ndaj integrimit është e njëjtë. "Më vjen shumë mirë që ndajmë të njëjtën strategji - tha Merkel në një konferencë me kryeministrin italian Giuseppe Conte - për sa i përket vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe, edhe këtu, duhet të bëjmë ende shumë punë për të ecur përpara dhe sidomos për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sepse nëse aty hapet një boshllëk, atëherë ky boshllëk do të mbushet nga të tjerë”. Kjo, theksoi kancelarja gjermane, nuk u përgjigjet interesave tona strategjike europiane, aq më tepër që shumë nga këto vende janë anëtare të NATOs. “Edhe këtu ne ndajmë të njëjtën strategji atlantike, pra në favor të NATOs”, deklaroi Merkel. Edhe kryeministri italian theksoi se “duhet të punojmë së bashku për arritjen e objektivit të zgjerimit të Bashkimit Europian me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo është një temë mjaft e rëndësishme për ne që e përballem se fundi pa zgjidhjen e duhur.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Driad Sokoli   e Enjte 14 Nëntor, 2019

    Conte te mendoje per Italine.qe eshte ne rrenim..pastaj te mendoje per shtetet tjera...Hipokrit ai dhe qeverite