Deportim i qyetatarëve të BEsë nga Britania që pas votimit të Brexit

Numri i qyetarëve të Bashkimit Europian të cilët po deportohen nga Britania e Madhe ka arritur majat që pas votimit të Brexit. Analizat nga të dhënat e zyrave qeveritare britanike japin të dhëna se është rritur me 26 për qind largimi me forcë i qyetarëve të BEsë gjatë tre muajve të parë të vitit 2017, më tepër se e njëjta periudhë e një viti më parë. Mbi 5000 europianë janë deportuar nga britania gjatë 12 muajve të fundit, shifra më e lartë për gjatë gjithë vitit.

Numri i shtetasve europianë të cilët janë larguar nga Britania është rritur që prej 2010. Numri arriti në 4.754 vetë në 2016 pasi në pushtet erdhën konservatorët. Një rritje me 74 për qind u pa gjatë gjashtë viteve të fundit. Njëri nga ministrat e qeverisë May, ka thënë se “jetesa e qyetarëve të Bashkimit Europian në mënyrë të ligjshme në Britani tashmë përballen me rregullat e reja të Zyrës së Shtetit. Qytetarët e BE-së që nuk kanë punë dhe shtëpi në Britani janë duke luajtur me të drejtat e tyre, prandaj ata duhen deportuar”.

Ndyshimi është bërë pa diskutimin e parlamentit dhe në ata kohë pati vëmendje jo të madhe. Por do të thotë që “për herë të parë, qytetarët e BE-së pa punë dhe shtëpi duhet të largohen forcërisht nga Britania edhe pse ata nuk kanë bërë asnjë vepër penale ose kriminale. Sipas ligjit britanik, qytetarët e BE-së kanë të drejtë të qëndrojnë në Britaninë e Madhe, deri në momentin që ata nuk kanë abuzuar me të drejtat e tyre, ku përfshihen veprat kriminale apo edhe martesa me shtetas britanik vetëm e vetëm që të qëndrojnë në territorin e vendit.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet