Dimitrov: Pa një datë nga BE për negociatat do të forcohen populistët

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov paralajmëroi për rreziqet që i kanosen Maqedonisë së Veriut nëse BE nuk i jep asaj në tetor një datë për fillimin e negociatave.

”Nëse nuk kemi perspektivë… do të dobësohemi, ndërsa populistët, spektikët dhe forcat nacionaliste do të forcohen”, deklaroi Dimitrov në një intervistë për agjencinë Europa, gjatë vizitës së tij të fundit në Bruksel, javën e kaluar.

”Në rast se Maqedonia e Veriut nuk merr dritë të gjelbër këtë herë, pas katërmbëdhjetë vitesh status kandidat, atëherë nuk do të jetë lehtë për mua si ministër të kthehem në shtëpi pas tetorit dhe të them se do të vendosin vitin e ardhshëm dhe se na duhet karburant politik që të vazhdojmë të ecim përpara”, theksoi Dimitrov.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet