Ditmir Bushati: në 2018 çelen negociatat me BE

Është mbledhur ditën e sotme Komisioni i Integrimit për të diskutuar për celjen e negociatave me Bashkimin Europian. në fjalën e tij mbajtur për këtë cështje, ministri i jashtëm Ditmir Bushati tha se vitin që vjen Shqipëria do të marrë përgjigje për hapjen e negociatave me BE. “Frika në media e disa forcave politike për shkrirjen e Ministrisë së Integrimit është e kotë. 2018 do të jetë një vit përcaktues. Për herë të parë BE nuk pati konkluzione për proçesin e zgjerimit. Është realiste që vitin tjetër Shqipëria të marrë përgjigje për çeljen e negociatave. 2019 do jetë viti i zgjedhjes së institucioneve evropiane. Nuk ka asnjë kusht shtesë për integrimin. Ata nuk janë kushërinjtë tanë. Nuk na mbajnë me hatër.”

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet