''Do gjejmë rrugën e hapjes së negociatave''

“Do gjejmë rrugën e hapjes së negociatave”, Presidentja e KE ngjall shpresat tek shqiptarët dhe zbulon çfarë do të ndodhë më 17 shkurt.

Presidentja e Komisionit Europian , Ursula Von der Leyen, është shprehur se konferenca e donatorëve për fazën e rindërtimit të Shqipërisë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, do të mbahet më 17 shkurt.

Ajo ndër të tjera është shprehur se këto muaj janë shumë të rëndësishëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

"Do punojmë për të vënë para procesin e zgjerimit. Do të përmirësojmë këtë. Do të vazhdojmë të bëjmë të pamundurën për anëtarësimin dhe procesin e negociatave për të dy vendet dhe që të plotësojnë kriteret e duhura. Konferenca e donatorëve, jemi të lumtur për të pas tërmetit të tmerrshëm që ndodhi. Do të përpiqemi të ndihmojmë Shqipërinë në fazën e rindërtimit. Muajit e ardhshëm janë të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor. Konferenca do të jetë më 17 shkurt. " tha Von der Leyen.

"Duhet të prezantojmë një metodologji para samitit të Zagrepit. Është diçka që vlen të përmendet se vetë Kroacia e ka të freskët eksperiencën e një vendi të tillë që u bë së fundmi pjesë e BE. Besoj se do punojmë për çështje që janë ngritur tashmë dhe do të gjejmë një rrugë për Shqipërinë dhe Maqedoninë." tha më pas ajo.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet