Duart larg nga kurifi Kosovë-Serbi. Gjermania kundërshton planin e ngritur

Vende të ndryshme nga Bashkimi Europian po hedhin idenë e ndryshimit të kufirit mes kosovës dhe serbisë. Propozimi është diskutuar në mbledhjen e ministrave të jashtëm të mbajtur në Vjenë këtë të premte, ndërkohë që opozitarja më e madhe ka qenë Gjermania. “Diskutimi i ndërrimit të tokave mes kosovës dhe serbisë nuk do të ndihmonte askënd, pasi kjo do të rihapte shumë plagë të vjetra në popull. Kjo është pse e kundërshtojmë vendimin”, ka thënë ministri i jashtëm gjerman Heiko Mass.

Beogradi propozon shkëmbimin e territorit verior të kosovës të banuar me shumicë serbe me një territor në jug të serbisë i banuar me shumicë shqiptare. Shefja e diplomacisë europiane Federica Mogherini, ka deklaruar nga ana e saj se e kundërshton idenë, vetëm nëse duhet marrë parasysh pjesmarrja e ligjeve ndërkombëtare. Këtë javë, drejtuesit e serbisë dhe kosovës do të takohen në Bruksel për të diskutuar më tej marrdhëniet mes dy vendeve dhe idenë me të fundit të shkëmbimit të territoreve.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet