E gjithë Europa do të mbulohet me shërbimin WiFi falas

“Shërbim Wifi falas për të gjithë Europën”. Kjo është njëra nga premtimet e shumta të cilat jemi mësuar t’i dëgjojmë gjatë fushatave elektorale, por në fakt bëhet fjalë për një projekt nga Komisioni Europian, i cili të martë do të hapë një proces për financimin e pikave të lidhjes së internetit në zonat publike, si iniciative e shërbimit WiFi4EU. “Jemi këtu për të shtuar shërbimin ekzistues dhe nuk do të mbulojmë një zonë e cila është e mbuluar me sinjal”, ka nënvizuar komisionerja Maria Gabriel. “Kemi një objektiv shumë të qartë, të garantojmë lidhjen e të gjithë europës, në mënyrë që të lidhen rajonet dhe të gjitha qytetet”. Plani europian do të marrë një investim prej 120 milion eurosh për të mbuluar të gjithë kontinentin pa patur asnjë lloj fibri lidhës.

Duke nisur që sot, drejtuesit europianë do të nisin regjistimin në webin e sapo krijuar të projektit WiFi4EU. 15 Maji do të jetë faza e parë e konkursit për pranimin e projektuesve duke nisur nga 15 mijë Euro sejcili tenderues, në mënyrë që të nisë lidhja e duhur falas për hapësirat publike. Së dyti, duke nisur nga 15 maji, cili tenderues është regjistruar duhet të krijojë projektin prej 15 mijë eurosh në bazë të projektit “I pari që vjen, i pari merr shërbimin”. Së treti, në stinën e verës, Komisioni Europian do të nxjerrë listën e 100 fituesve dhe atyre që kanë paguar. Do të ketë të paktë 15 fitues nga 28 vendet përkatëse të BE-së. Së katërti, fituesit do të kenë një afat prej 18 muajsh të instalojnë Wifi falas përmes shoqërisë TLC duke furnizuar me internet sipas zgjedhjes së tyre në zonat publike.

Interneti duhet të ketë një shpejtësi deri në 30 Mega bajt për sekondë dhe duhet të jetë i disponueshëm kudo. Zona e mbuluar nuk duhet të shfrytëzohet nga projekte të ngjashme. Ky do të jetë vetëm hapi i parë nga pesë bandat e internetit që do të krijohen gjatë dy viteve. Cdo komunë dhe bashki do të përfitojë vetëm një lidhje në harkun e programit.

Kush ka kërkuar lidhje por nuk ka marrë pjesën e projektit, do të ribëjë kërkesën, ndërkohë kush ka përfituar një tender nuk do të ketë mundësi të konkurojë për projektin e radhës. Rrjetet financiare nga ky projekt nuk do të reklamohen dhe nuk do të kenë të dhënat personale. Në këmbim, u premojën qytetarëve të përdorin wifi me lidhje në zonat publike si përshembull biblioteka, sheshe dhe shkolla.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet