Eurodeputetët, parlamenti të vazhdojë rrugëtimin e tij me anëtarë të rinj

Gjashtë eurodeputetë një zë janë kundër bojkotit të parlamentit dhe kundër qeverisë kalimtare. Madje ata thonë se parlamenti aktual do të vazhdojë rrugëtimin e vet ndoshta dhe me anëtarë të rinj.

"Nuk jemi dakord që bojkotimi i parlamentit do të ishte gjëja e duhur dhe i bëjmë thirrje të gjithëve në vecanti shoqërisë civile që të ushtrojnë presion në mënyrë që të bashkohen me njëri tjetrin. Jemi kundër që protestat të bëhen të dhunshme. Nuk është zgjidhje demokratike dhe jemi kundër", tha Tunne Kelam.

"Ne i bëmë të qartë që ne e kuptojmë nga njëra anë argumentet e tij por edhe sikur opozita të ketë tërësisht të drejtë lidhur me akuzat bojkotimi i kuvendit nuk do të zgjidhë problemin në vend. Ne nuk kemi dyshim që ky parlament do të vazhdojë rrugëtimin e vet ndoshta me anëtarë të rinj të vetin, kemi dëgjuar por le të shikojmë secili do të jetë vendimi", tha Knut Fleskenstein.

Eurodeputetët mendojnë se një qeveri e përkohshme dëmton negociatat.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet