Eurostat: Rënie e papunësisë në eurozonë

Papunësia në eurozonë ra në nivelin 7,5 % në qershor, një rënie mujore prej 0,1 pikë përqindje, sipas të dhënave të lëshuara nga agjencia e statistikave të Bashkimit Europian, Eurostat.

”Shifra sezonale shënon normën më të ulët të regjistruar në bllokun e monedhës me 19 anëtarë që nga korriku 2008”, sipas agjencisë.

Agjencia fillimisht kishte raportuar shkallën e papunësisë në 7,5% për muajin maj, por më vonë pas rishikimit kishte rezultuar në 7,6 %

Në qershor, 12,4 milionë persona rezultonin të papunë në të gjithë eurozonën, thënë ndryshe një ulje prej 45 000 personash nga muaji i kaluar.

Ndërkohë, papunësia e të rinjve ra në 15,4 % në qershor, nga 15,7 % që ishte në muajin maj.

Nivelet më të larta të papunësisë tek të rinjtë në eurozonë u regjistruan në Greqi (39,6 % në tremujorin e parë), Spanjë (32,4 %) dhe Itali (28,1 %).

Shkalla më e ulët e papunësisë totale të BE-së u regjistrua në Republikën Çeke me 1,9 %, pasuar nga Gjermania me 3,1%.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet