Faza e dytë e ndarjes së Britanisë nga BE

Një një status në twitter, presidenti i Këshillit Europian, tha se krerët e BE pajtohen që të kalojnë në fazën e dytë të bisedimeve Brexit. Ai uroi gjithashtu kryeministren e Britanisë Theresa May, për këtë arritje. Këshilli Evropian vendosi që marrëveshja e bërë në fazën e parë të negociatave për Brexit, është e mjaftueshme për të kaluar në fazën e dytë, që lidhet me tranzicionin dhe kuadrin e marrëdhënieve të ardhshme. Tranzicioni do të zgjasë dy vjet, gjatë të cilit të gjitha rregullat e BE-së do të mbeten në fuqi të plotë, duke përfshirë edhe fuqinë e Gjykatës së Drejtësisë. "Sot, një hap i rëndësishëm është marrë në rrugën drejt arritjes së një Brexit të qetë dhe të rregullt dhe krijimin e një partneriteti të thellë dhe të veçantë në të ardhmen midis Britanisë së Madhe dhe BE”, tha kryeministrja britanike. Donald Tusk njoftoi nga Brukseli dritën e gjelbër të Këshillit Evropian për fazën e dytë të negociatave të ndarjes së Britanisë nga BE.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Xhabir Zejnuni   e Shtunë 16 Dhjetor, 2017

    Lajm shume i mire. Kurse Albanistani po ben te munduren dhe pamunduren per te hyre ne BE!!!!