Flasin analistët: Schengeni Ballkanik nuk është i plotë pa Kosovën

Është komentuar gjerësisht "Schengeni i Ballkanit" në media dhe komentet nuk kanë qenë të gjitha pro lëvizjes së lirë, sidomos nga pala kosovare. A është kjo iniciativë një shenjë mosbesimi ndaj vetë BEsë? Analisti nga Shkupi Dentan Jonuzi është i mendimit se kjo marëveshje: "Nuk mund të zbeh dhe zëvendësojë aspiratat e vendeve të rajonit për integrim në Bashkimin Europian (BE). Kjo nismë rajonale që në fillim si ide ka qenë e gabuar për arsye të formulimit që i është bërë. Mendoj se është dashur që kjo nismë të inkorporohet në korniza të përpjekjeve të përbashkëta për anëtarësim në BE. Se do të rikthejë Jugosllavinë kjo nismë, është tezë e gabuar, ajo punë është e vdekur dhe se ekziston vetëm në kokat e nostalgjikëve për Titon dhe Enver Hoxhën. Nga ana tjetër, liderët e rajonit me këtë nismë mund të dëmtojnë proçeset e filluara integruese të cilët janë në gjysmë rruge për tu finalizuar. Bashkimi Europian madje sipas mendimit tim mbanë të drejtën të penalizojë nismëtarët e kësaj ide për arsye se ndeshet me dispozitat dhe synimet e BEsë. Mëgjithatë, kjo nismë kërkon rikomponim dhe rifomulim. Pa Kosovën nuk është e plotë, ndërsa përveç Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, në të duhet të ftohet të marrë pjesë edhe Serbia, por e fundit. Serbia është vendi që të gjithëve në këtë nismë u ka borxh. Ajo mund të futet në jo të vetëm nga dritarja, por jo edhe nga dera e madhe. Kjo nismë duhet të shërbejë si një ide që liderët e rajonit ti harmonizojnë qëndrimet e tyre për proçeset europiane dhe demokratike, si dhe të forcojë bashkëpunimin mes tyre nën siglën e BEsë. Dëshirën dhe synimin e popujve të Ballkanit për tu bërë pjesë e BEsë nuk mund ta shuaj asnjë ide tjetër, shqiptarët si gjithë të tjerët e kanë vendin në Evropën e Madhe, dhe jo në “Mini Shingena”', tha Jonuzi për HermesNews.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet