Zëdhënësi i punëve të jashtme për socialdemokratët në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein

Fleckenstein së shpejti në Tiranë. 'Nuk heqim dorë nga çelja e negociatave'

Të gjithë shprehin keqardhje pas vendimit negativ të Francës për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë për punët e jashtme dhe politikës së sigurisë si dhe Nënkryetare e Komisionit Europian, priti të martën në Bruksel drejtuesit e partnerëve të ballkanit perëndimor për një darkë pune.

Ajo u tha atyre se: integrimi në BE i Ballkanit Perëndimor vazhdon të jetë një objektiv kryesor strategjik i BEsë. Në këtë kontekst, Përfaqësuesja e lartë dhe drejtuesit e Ballkanit perëndimor diskutuan atë që është bërë dhe sfidat e përbashkëta përpara.

“Ne nuk do të heqim dorë pas vendimit të gabuar të Këshillit Europian për hapjen e negociatave. Shqiptarët i meritojnë ato”, kështu u shprehet ish euro deputeti i SPDsë dhe Zëdhënësi i punëve të jashtme për socialdemokratët në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein i cili pritet të mbërrijë shumë shpejt në Tiranë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet