Fleckenstein: nuk ka rrugë tjetër përveç hapjes së negociatave për Shqipërinë

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, u shpreh mjaft optimist për çeljen e negociatave për Shqipërinë. Ai deklaroi se nuk ka rrugë tjetër përveçse hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Për këtë arsye qeveria shqiptare duhet të japë rezultate në plotësimin e 5 kusteve themelore, duke nisur që nga vettingu. “Unë mendoj, se vendimi për hapjen e negociatave duhet të merret sa më shpejt në Bruksel. Duhet të tregojmë, se duam të hapin negociatat e anëtarësimit. Ka një vullnet të qartë të Komisionit Europian dhe të Parlamentit Europian dhe shtetet anëtare duhet të marrin një vendim për këtë. Nuk ka rrugë tjetër përveçse hapjes së negociatave. Kush do ta bëjë këtë në Shqipëri? Jam i sigurtë që qeveria do të gjejë një zgjidhje, pasi ajo është zgjedhur për këtë”. Fleckenstein përmendi gjithashtu edhe opozitën duke theksuar se ka të drejtë të qortojë mazhorancën, por jo të thotë se vettingu nuk do të arrihet, ndëkohë që qytetarët kanë vendosur ndryshe. I pyetur për çështjen Tahiri, raportuesi për Shqipërinë u shpreh se nëse prokkuroria do të kishte në dorë prova atëherë do të kishte vepruar. “Në këndvështrimin tim, nëse prokuroria do të kishte prova të mjaftueshme, duhet të ishte hequr imuniteti për arrestim, por më pas u argumentua që mund të bëhej hetim duke kontrolluar personin dhe banesën e tij, pa qenë nevoja për arrestim. Kam gjithashtu informacione nga kolegët e mi amerikanë, se ata po e shohin këtë çështje me vëmendje”, tha Knut Fleckenstein.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet