Gjykata Kushtetuese kusht për konferencën e parë ndërqeveritare me BEnë

Komisioni Europian ka kërkuar që Shqipëria të ngrejë sa më shpejt Gjykatën Kushtetuese. Së fundmi zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero-Hernandez u shpreh se Kushtetuesja është kusht për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për negociatat.

“Ne presim finalizimin e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese për ta lejuar atë të rifillojë plotësisht funksionet e saj. BE inkurajon autoritetet shqiptare të veprojnë pa vonesë me synimin për të rivendosur plotësisht funksionimin e saj. Kjo është gjithashtu një kërkesë e konkluzioneve të Këshillit të 25 Marsit 2020 para mbajtjes se konferencës së parë ndërqeveritare. Opinioni i Komisionit të Venecias ofron udhëzimet e nevojshme për autoritetet shqiptare për të përfunduar me shpejtësi emërimet në Gjykatën Kushtetuese”, tha ajo.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet