Goditet rrjeti i falsifikimit të pashaportave në BE

Policia greke ka goditur gupin më të madh të trafikut të emigrantëve. Në bashkëpunim me Europolin, është zbuluar rrjeti i cili pajiste emigrantët me pasaporta fallco kryesisht franceze, gjermane dhe spanjolle. Janë zbuluar katër laboratorë të falsifikimit të pasaportave, dhe cilësia e tyre ishte mjaft e lartë, çka e bën më të vështirë punën për identifikimin. Dosja penale përfshin të paktën 20 persona, mes tyre dhe gjashtë shtetas shqiptarë. Destinacioni kryesor për të gjithë emigrantët që falsifikonin pasaporta ishte Anglia.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet