Grupi i Vishegradit: Për Ballkanin Perëndimor fjalët t’i kthejmë në vepra

Të gjitha vendet e Grupit të Vishegradit (V4) kanë deklaruar vendosmërinë e tyre për zgjerimin e BE me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor, shkruan sot euractiv.com. Sipas ministrit të Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto ”sa më shumë vende anëtare të kemi aq më të fuqishëm do të jemi”. Për të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor, anëtarësimi në BE është qëllimi kryesor i politikës së jashtme. Integrimi është një sine qua non për zhvillimet demokratike, paqen dhe prosperitetin. Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë 18 milionë banorë dhe kanë PBB-në e Sllovakisë, kështu që, teorikisht nuk do të jetë një problem i madh akomodimi i tyre në familjen prej 500 milionë anëtarësh të BE. ”Zgjerimi me Ballkanin Perëndimor duhet të jetë i domosdoshëm nëse BE me të vërtetë kërkon të eksportojë stabilitet dhe të jetë një arkitekte e botës së nesërme”, ka deklaruar presidenti i KE-së, Jean-Claude Juncker. V4 ka kërkuar fuqimisht që më në fund fjalët të kthehen në vepra për zgjerimin jugor të BE. Dy argumente e mbështesin, sipas saj, këtë vendosmëri: i pari solidariteti dhe i dyti strategjia ekonomike dhe e sigurisë. ”Ne duam të japim përvojën tonë të fituar gjatë procesit të anëtarësimit tonë në BE”, thotë ministri i Jashtëm polak, Jacek Czaputowicz. ”Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë progres të dukshëm dhe duhet t’u jepet mundësia për hapin e radhës”, tha ministri i Jashtëm çek, Tomas Petriçek. /Ata/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet