Haavisto: në BE janë shtuar zërat pro anëtarësimit

Ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto tha sot se kishte parë një prirje më të madhe nga kolegët e tij të Bashkimit Europian për miratimin e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Komentet u bënë në një konferencë shtypi të kryediplomatit finlandez pas mbledhjes joformale të ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së dhe homologëve të tyre nga Ballkani Perëndimor që po mbahet në Helsinki ku u diskutua për situatën në rajon.

“Për mendimin tim kishte më tepër pritshmëri pozitive për faktin që në një moment të caktuar të nisnim bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë”, tha ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto.

Disa ministra të Unionit deklaruan sot se Bashkimi Europian duhet të bjerë dakord për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në takimin në Helsinki.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet