Hahn në Shqipëri, liria e medias kusht për anëtarësimin në BE

Në kuadër të Ditës së Medias komisioneri i BE për politikën e fshqinjësisë dhe negociatat e anëtarësimit, Johannes Hahn, mori pjesë në një konferencë zhvilluar në Tiranë, ku deklaroi disa pika thelbësore për anëtarësimin e vendit në BE. Përtej vlerësimeve për përpjekjet e Shqipërisë në kuadër të anëtarësimit, Hahn deklaroi gjithashtu se kusht themelor për të gjitha vendet që duan të jenë pjesë e BEsë, është liria e medias. “Një media e lirë është thelbësore dhe e rëndësishme për të ardhmen e vendit. Dua të theksoj se liria e medias do të mbetet gjithnjë në thelb dhe se është një kusht i panegociueshëm ndaj çdo vendi që dëshiron të bëhet pjesë e BEsë”, tha ai. Hahn vlerësoi gjithashtu miratimin e Reformës në drejtësi duke theksuar dhe rëndësinë e zbatimit të saj, si element kyç për konsolidimin e shtetit ligjor në Shqipëri.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet