Hahn: mbështetje Shqipërisë për anëtarësimin në BE

Në kuadër të Ditës së medias, komisioneri i BE, mori pjesë në disa aktivitete zhvilluar në Tiranë. Pas përfundimit të konferencës për median, Hahn dhe kryeministri vizituan Lungomaren në Vlorë, për të inspektuar punimet. Komisioneri i BE-së shprehu vlerësimet për këtë investim dhe tha se ky projekt është kartëvizita më e mirë për Shqipërinë dhe aspiratën e saj drejt BE. “Në këto 8 vite si komisioner kam parë shumë projekte të financuara nga BE, por s'kam parë shumë projekte të kësaj vlere, të këtij ndikimi të madh, me kaq shumë pasoja të mira dhe me interes kaq të madh të qytetarëve. Kjo do të jetë një kartëvizitë për qytetin tuaj dhe Shqipërinë që njerëzit të vijnë këtu dhe të shijojnë këtë pjesë kaq të bukur të Evropës. Po të jepen rezultate edhe për projekte të tjera në të ardhmen, kjo ka për të qenë një gjë shumë e madhe në mënyrë që Shqipëria të jetë sa më shpejt në BE. Punimet kanë mbaruar për fazën e parë dhe po të jetë e nevojshme ne do mbështesim edhe fazat e mëtejshme dhe kjo është një gjë jo vetëm në interesin tuaj, por tregon edhe angazhimin e fortë për të ardhmen evropiane të Shqipërisë”. Ndërsa kryeministri u shpreh optimist për hapat që ka bërë Shqipëria dhe tha se tani jemi në momentin e duhur për të hapur negociatat.“Kjo vizitë vjen në një moment të rëndësishëm, sepse pas rekomandimit të Komisionit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit, në varësi, rikujtoj të zbatimit të proçesit të vettingut. Padyshim që sot jemi në kushtet kur nga njëra anë mund të themi me plot gojën që Shqipëria meriton të hapë negociatat.”

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet