Hap dyert parlamenti britanik, Johnson përballet ashpër me rivalët mbi Brexit

Asnjë propozim mbi Brexit nuk ka mbërritur në tavolinën e negociatave mes Britanisë së madhe dhe BEsë. Mesa duket Londra ka vendosur të bëjë një largim të prerë e të qartë nga Unioni, pa marëveshje.

“Po bëjmë diskutime në nivel teknik me Londrën, por, në këtë fazë, nuk mund të themi se janë bërë propozime konkrete dhe që ne i kemi shqyrtuar”, deklaroi zëdhënësi i KEsë, gjatë konferencës së përditshme të shtypit. Këto komente vijnë në një kohë, kur kryeministri britanik, Boris, Johnson, rishprehet se do të largohen nga BE me ose pa marrëveshje, më 31 tetor, gjë që disa nga ministrat britanikë po përpiqen ta shmangin.

Sot ka çelur dyert Parlamenti britanik pas një pauze verore, gjatë të cilës Johnson ka kërcënuar se do të pezullojë aktivitetin e parlamentit, gjatë javëve në vijim. Në agjendë primare është marëveshja mbi Brexit, e cila do të debatohet ashpër ndërmjet Boris Johnson dhe opozitarëve të tij. Si skenar i mundshëm janë dhe zgjedhjet e parakohshme. Opozita do të kërkojnë shtyrjen edhe për tre muaj të tjerë të daljes së Britanisë nga Unioni, pas skadencës më 31 tetor.

Johnson ka deklaruar se nuk ka ndërmend të mbështesë asnjë shtyrje tjetër të marëveshjes, por opozita mesa duket ka dhe numrat për të miratuar ligjin që detyron qeverinë ta zgjasë daljen. Kryeministri britanik ka treguar se është gati të prezantojë një mocion për shkrirjen e Dhomës së Ulët dhe hapjen e rrugës për zgjedhje të parakohshmë në mesin e muajit tetor: mocion që ka gjetur mbështetjen e 2/3 të dhomës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet