Hapja e negociatave për BE, raporti i 2018 vendimtar për Shqipërinë

Viti 2018 do të jetë mjaft i rëndësishëm për sa i përket progresit që duhet të bëjë Shqipëria në disa aspekte, për të marë aprovimin e ndërkombëtarëve për celjen e negociatave. Vitin që shkoi fokusi i kushteve që duheshin plotësuar, ishte lufta ndaj kanabisit, zbatimi i vettingut dhe reforma në administratë. Viti që vjen, korrupsioni duhet të jetë një ndër objektivat që duhet të luftohet nga qeveria shqiptare, si kritet për të ecur përpara në integrimin në BE. Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin, përmendi edhe një herë të gjitha kushtet që duhen plotëuar për progresin që duhet të bëjë Shqipëria dhe theksoi se viti 2018 është mjaft i rëndësishëm për celjen e negociatave. “Raporti i vitit 2018 për Shqipërinë është shumë i rëndësishëm. Vitin që shkoi Komisioni bëri rekomandime të kushtëzuara për çeljen e negociatave, me kusht që të ketë progres në fund të vitit 2017. Vitin e kaluar u kërkua zbatimi i disa rekomandimeve si lufta kundër korrupsionit dhe kanabisit, zbatimi i Vettingut dhe reforma në administratë. Korrupsioni është një nga objektivat që duhet të luftohet nga qeveria shqiptare, si një kriter për të ecur përpara në integrimin e BE-së. Se pari, reformat nuk duhet të bëhen për BE-në, por për vetë shtetasit shqiptarë.”

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet