IPA II: 1.2 milionë euro akordon BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë

Kjo javë u mbyll me një vëmendje të veçantë ndaj Brukselit dhe protestave të banorëve të Astirit. Ndërsa të parat po vazhdojnë ende, megjithë përpjekjet e Bashkisë për ti siguruar një banesë sociale, në mjediset e Parlamentit Europian raporti që mbajti Knut Fleckentein për Shqipërinë u prit pozitivisht, nga eurodeputetët e tjerë në Bruksel.

Kjo javë që sapo u mbyll shënoi një mjedis pozitiv në mjediset e Parlamentit Europian, ku Shqipërisë iu dha një mbështetje e gjerë për të nisur bisedimet për anëtarësim vitin e ardhshëm, deklaroi ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, i cili foli në Kuvend për marrëveshjen IPA II, mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Me këtë program të investuar nga BE prej 1.2 milionë euro fitojnë shqiptarët dhe të dyja vendet.

Ai shtoi se nga bashkëpunimi ndërkufitar IPA II, apo thënë ndryshe programet e BEsë për projektet ndërkufitare përfitojnë të dyja vendet.

Para dy javës kaloi marëveshja me Kosovën dhe Bashkimin europian, po kështu dhe me Malin e Zi dhe BEnë. "Ne kemi strukturuar një bashkëpunim në nivel qeveritar i cili reflektohet edhe në kuadër të mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive në secilën prej tre vendeve ku pjesë e diskutimit janë dhe nevoja për një racionalizim më të madh dhe fokus më të madh te projektet që u shërbejnë komuniteteve në anë të ndryshme të kufirit", tha Bushati.

Mes Shqipërisë dhe Maqedonisë u arrit marëveshja për të rritur bashkëpunimin ndërkufitar. “Nga ky fond dhe nga kjo marrëveshje që ne miratojmë sot për sa na takon ne përfiton qarku i Durrësit, qarku i Elbasanit, qarku i Korçës”, tha ai.

Bushati theksoi se Shqipëria ka kontribuar për sa i përket marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë.

“Të njëjtin mesazh mbështetje dhe vëmendje ne kemi dhenë për sa i përket të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni, si kundër kemi mbështetur të gjitha zhvillimet demokratike atje si marrëveshjen e Prespës që i hapi rrugën zgjidhjes së një konflikti shumë vjeçar me Greqinë, por edhe perspektivës së qartë euroatlantike.”, tha Bushati

Ministri Bushati e vendosi theksin te vendimi i Parlamentit Europian që miratoi raportin për Shqipërinë.

“Kjo javë që sapo u mbyll shënoi një mjedis pozitiv në mjediset e Parlamentit Europian, ku Shqipërisë iu dha një mbështetje e gjerë për të nisur bisedimet për anëtarësim vitin e ardhshëm. Ne i jemi mirënjohës Parlamentit Europian, deputetëve reporterëve, grupimeve kryesore politike të cilët e kanë pas si kompas orientues procesin e reformave shtetndërtuese në Shqipëri dhe në vende të tjera të rajonit", përfundoi Bushati.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet