Integrimi i Shqipërisë/Soreca-Hahn: Vazhdim i reformave

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca deklaroi sot se “është e rëndësishme që Shqipëria të vazhdojë të përqendrohet në arritjen e rezultateve në procesin e reformave”. Ambasadori Soreca publikoi një foto nga takimi me Komisionerin për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn, të cilin e informoi mbi zhvillimet në Shqipëri. “I kënaqur që informova Komisionerin Johannes Hahn mbi zhvillimet e fundit të situatës politike në Shqipëri. Në kuadër të vendimit të tetorit të Këshillit Europian për hapjen e negociatave të pranimit, është e rëndësishme që Shqipëria të vazhdojë të përqendrohet në arritjen e rezultateve në procesin e reformave. BE për Shqipërinë”, u shpreh Soreca. /Ata/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet